Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SHPALLJE E KONKURSIT “VANGJUSH GAMBETA” – 2022, PËR GAZETARËT E EKONOMISË

185428_429242197121509_199158352_n
Tiranë më 8 shtator 2022
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI shpall konkursin për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta 2022”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar dhe mediat on line përkatësisht atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë.
Gjatë kësaj veprimtarie të rëndësishme të fundvitit, do të ndahen edhe:
– Dy çmime “Karriera”
-Një çmim “Raportimi më i mirë i vitit”
-Një çmim “Gazetari i vitit”
Çmimi ” Ismet Bellova” për gazetarët sportiv, nga UGSSH”.
Të gjithë gazetarët e interesuar për pjesëmarrje në konkursin “Vangjush Gambeta”, kopjet e materialeve duhet t’i depozitojnë pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), ose në adresën: unioniigazetareve@gmail.com
Veprimtaria e ndarjes së çmimeve vjetore të UGSH do të zhvillohet në 28 Tetor 2022, në Prishtinë.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

Related Posts

Leave a comment