Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

REPLIKAT/ Ylli Rakipi- Metës: E keni partinë pronë, nuk ndryshoni nga Rama dhe Berisha. Gazetari: Je zarr i Hysenbelliut, s’të intereson interesi publik

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi.

Rakipi e pyeti Metën lidhur me marrjen e partisë nga bashkëshortja dhe ndryshimin e emrit brenda ditës, pa ndonjë proces demokratik, duke e quajtur “parti familjare”.

Mes Metës dhe moderatorit pati disa replika.

Ylli Rakipi: U larguat nga Presidenca në datën 24 dhe në datën 25 veshët një kostum tjetër. Ndihesh më mirë në këto detyra që krijon vetë, apo në pozicione ku të vendosin të tjerët?

Ilir Meta: Për të gjithë zhvillimet që kanë ndodhur dhe i kemi trajtuar edhe herë të tjera, e kam bërë të qartë që në 25 korrik jam i detyruar të kthehem në politikën aktive, sepse Shqipëria kurrë nuk ka qenë kaq keq sa sot.

Ylli Rakipi: Kurrë nuk ka qenë, por një nga autorët që e ka çuar Shqiëprinë në këtë pikë jeni edhe ju.

 

Ilir Meta: Nuk ndaj këtë vlerësim, sepse kam respektuar parimet e demokracisë, Kushtetutën dhe kam bërë përpjekjet më të mira që vendi të mos humbasë në drejtim të integrimit europian dhe proceset e tjera madhore.

Ylli Rakipi: Ju latë Presidencën dhe morët partinë nga bashkëshortja. I ndryshuat edhe emrin dhe u bëtë drejtues i saj brenda ditës, njëlloj si inceneratorët që u hodhën të gjithë firmat brenda ditës. Kjo duket si parti familjare. Ju si Rama dhe Berisha, i keni pronë partitë.

Ilir Meta: Është perceptim i gabuar. Ajo parti është krijuar me emrin tim dhe me idetë e mia, për të zhbllokuar integrimin europian. Garantoi rrotacionin. Nuk mendoj se ishte një imponim i imi ndaj një forcë të caktuar politike, por ishte një detyrim i imi për të orientuar siç duhet këtë forcë politike dhe për ti dhënë një kuptim të ri në kushtet kur ndodhet vendi, në kushtet e reja.

Ndërsa Enton Abilekaj ka debatuar me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lidhur me mbrojtjen që ky i fundit i bëri pishinave të Irfan Hysenbelliut, por edhe sulmin ndaj doganave, që ishin në konflikt me pronarin e mediave.

Ilir Meta: Resorti ishte me leje. Prishja me turistë atje, është një resort që ka traditë 25 vjeçare. Janë të qarta, që është hakmarrje.

Enton Abilekaj: Hakmarrje personale. Ju ndërhytë kur pati një sulm ndaj doganave. Ishte përplasje mes biznesit dhe doganave. Ju u futët në këtë luftë, duke bërë deklarata kundër doganave, në funksion të pronarit të mediave. E bëtë në funksion të medias ju këtë.

Ilir Meta: Rama po vjedh në dogana, në tatime.

Enton Abilekaj: Ju shkoni te Mali i Robit, por nuk thoni si ja dhanë pronën atij. Ju thoni pse u prish? Se u prish interesi i biznesmenit…

Ilir Meta: Si nuk e pa kryeministri atë?

Enton Abilekaj: Ju do të jeni si kryeministri? Aty ishte publikja e masakruar por nuk thatë asnjë fjalë për publiken e masakruar!

Leave a comment