Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjykoi Dritan Dajtin dhe Saimir Tahirin, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Ardit Mustafaj

-640-0-1663764677xmustafaj-929

Ish Gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe GJKKO Ardit Mustafa, pas dy vjetësh, do të riveshë veladonin e zi, për të dhënë vendime në emër të Republikës. Mustafa u shkarkua më 5 mars 2020 nga Vettingu në shkallë të parë, por Kolegji i Apelimit e rrëzoi këtë vendim duke e rikthyer në detyrë. Sipas KPA vendimi i shkarkimit ishte i padrejtë.

Mustafa njihet edhe si gjyqtari i trupës që gjykoi Dritan Dajtin dhe ish Ministrin e Brendshëm Saimit Tahiri. Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli në gusht hetimin gjyqësor për gjyqtarin pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, Ardit Mustafaj.

Në seancën seancën gjyqësore publike të çështjes subjekti i rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues, teksa paraqiti kundërshtimet e tij ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke deklaruar se ky vendim, i bazuar në shkaqe që lidhen vetëm një kriter, atë të pasurisë, është i njëanshëm, me konstatime të gabuara, arbitrare dhe në kundërshtim të plotë me parimin e proporcionalitetit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më datë 5 mars 2020 shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ardit Mustafaj, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Related Posts

Leave a comment