Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mancini: Mposhtëm një nga kombëtaret më të forta, moduli s’ka rëndësi

roberto-mancini-italy-2019_djsdd1l34bmkz4q4cte2a9bj

Italia mposhti Anglinë dhe mbetet në garë për vendin e parë në grupin 3 të Ligës A. Kampionët e Europës duhet të fitojnë në transfertë me Hungarinë për të qenë sërish pjesë e “Final 4” në Nations League.

Pas triumfit kundër kombëtares së “Tre Luanëve”, Mancini deklaroi: “Ishte një mbrëmje e rëndësishme dhe kjo fitore na jep qetësi edhe për shortin e Europianit, duke qenë se do të jemi kokë grupi. Mposhtëm Anglinë, që është një nga kombëtaret më të forta në botë.

“3-5-2? E kam thënë gjithnjë që sistemi nuk ka shumë rëndësi, ajo që vlen është sjellja e lojtarëve në fushë, të qenurit agresivë si dhe të qëndruarit lart në fushë.

Leave a comment