Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

ANSAMBLI ” AFËRDITA” I BELSHIT DHE DISA NGA VLERAT KRYESORE TË TIJ.

308498460_3364108903826439_1051019776864190252_n

Minella Kureta

Kam folur shumë për ansamble të ndryshme , por këtë radhë po citoj disa nga vlerat e Ansamblit ” Afërdita ” të Belshit. Dhe sebep u bë një ftesë për të marë pjesë në Festivalin FOLKLORIK Mbarëshqiptar të Tuzit më 19-21 Gusht 2022. E pata vështirë sepse unë nuk mund të pranoj të ftoja ansamble pa orkestër, po në atë kohë të gjitha orkestrat ishin të kontratuara me dasma e ramë dakort me Ansamblin e Belshit , Beratit etj. Po të mbetemi te Belshi. Erdhën në Tuz me tërë seriozitetin dhe u paraqitën denjësisht me artin tradicional të tyre. Në fund Juria profesioniste nderoi me Çmimin Special Z. Kujtim Ahmeti dajrexhiun e këtij ansambli si instrumentisti më i mirë i festivalit me pjesëmarrjen e mbi njëzet e dy ansambleve. Duke qënë se ansamblet largoheshin më ra mua të merrja çmimet e grupeve që kisha çuar unë dhe mu desh të shkoja tek çdo ansambël tua jepja më cermoni e ti falenderoja për prezantimin e tyre me shumë seriozitet. Por duke falenderuar edhe njëherë Z. Kujtim Ahmeti, theksoj se Ansambli ” Afërdita” është një nga ansamblet më korrekte, me një art tradicional popullor të gjallë që kanë lënë gjurmë të veçanta dhe që vjen nga lashtësia.
Ansambli ” Afërdita” është krijuar si grup nga një familje e vjetër nga Puçe Hysa instrumentist e këngëtar qysh nga viti 1930. Ai arriti të përgatisë mirë si valltar fenomenal të birin e tij Z. Avdi Hysa i cili bashkë me Xhaxhain Z. Islam Hysa në vitin 1959 grupin arritën ta kthejnë në ansambël që do të merte pjesë në të gjitha evenimentet zonale dhe ato kombëtare. Kur dilte Avdi Hysa me xhaxhanë e tij drithëronte toka. Por nuk mjaftonte mjeshtëria e tyre fenomenale e papërsëritshme, por po aq vëmëndje ashtu si i jati , do ti kushtonin gjithmonë vazhdimësisë. Pra korifeu i valleve të zonës së Dumresë do ta trashëgonte stafetën tek tre djemtë e tij tek Vasjar Hysa valltar, muzikant e këngëtar më gjithë gruan e tij Znj. Zyra Hysa.
Tek djemtë e tjerë Z. Flori e Nezir Hysa, e që më von do mbështeteshin jashtëzakonisht financiarisht nga bashkëqytetari i tyre Z. Estref Gjyshi. Po kur flasim për djemtë e Avdi Hysës dhe të Xhaxhait kemi parasysh aktivizimin dhe tërë grave dhe fëmijëve të tyre dhe pastaj nga talentet më të shquar të zonës. Kontributet dhe trofetë e tyre janë të shumta, por po përmend Çmimin e Parë në Koncertin e madh të 500 vjetorit të Skënderbeut në Lezhë në vitin 1968 ku Valltarët Vasjar Hysa e Shkëlqim Tafani me vallen e ngjallës ngritën sallën në këmbë. Ata kanë lënë gjurmë të pashlyera dhe me Vallen e Dados, Vallen Alidija, Vallen Dyshe autoktone të tyre dhe në shumë valle të kënduara nga më të bukurat ku kanë spikatur bindshëm dhe në tërë festivalet kombëtare të Gjirokastrës.Me këtë rast falenderoj dhe Z. Vladimir Toska Drejtuesin e Grupit ” Shkëndia” të Cërrikut që ishte dhe shpesh bëhet pjesë e këtyre veprimtarive.

Leave a comment