Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Apple AirPods Pro 2 merr përditësimin e parë të firmuerit

auto_gsmarena_001-1-780x4391664091881

Kufjet Apple AirPods Pro 2 TWS të prezantuara në fillim të këtij muaji dhe që dolën në shitje para disa ditësh, po marrin përditësimin e tyre të parë të firmuerit.

Firmware-i i ri ka numrin e versionit 5A377 dhe shënimet e lëshimit thonë se ai vjen me rregullime të gabimeve dhe “përmirësime të tjera”, por ne nuk e dimë se cilat defekte janë eliminuar dhe çfarë është përmirësuar me këtë përditësim, shkruan GSM Arena.

Përditësimet e firmuerit në AirPods zakonisht bëhen kur ato janë duke u rimbushur dhe kur gjenden në rrezen Bluetooth të iPhone, iPad ose Mac-in tuaj, dhe nuk ka asnjë mënyrë standarde për t’i instaluar përditësimet në mënyrë manuale, kështu që do t’ju duhet të prisni derisa përditësimi të arrijë në kufjet tuaja.

Megjithatë, nëse nuk e dini se çfarë firmueri kanë AirPods-et tuaja, sigurohuni që iPhone ose iPad-i juaj ka të instaluar versionin më të fundit të OS, hapni aplikacionin Settings dhe shkoni te Bluetooth > AirPods. Tani prekni lehtë mbi butonin “Më shumë informacion” i shënuar me “i” dhe lëvizni poshtë në seksionin “About” për të gjetur versionin e firmuerit.

Related Posts

Leave a comment