Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mirupafshim miku im

308846027_3593910254157905_6065563689781019406_n (1)

Gezim Baxhaku

Pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë miku im i dashur, Belul Beqaj, doktor i shkencave politike, profesor universiteti, shkrimtar, analist…
Jemi njohur më shumë se katër dekada.
Tërë ketë kohë ishte zëri i arsyes në opinionin kosovar dhe atë rajonal, një interpretues i besueshëm dhe i ndershëm i realitetit të Kosovës, një njeri që i besohej dhe respektonte një mendim tjetër.
Me mikun tim Belulin ke mund mos me u pajtua, por asesi nuk ke mund mos me respektua argumentet e forta, mendimet koncize dhe të thella për realitetin në Kosovë dhe regjion.
Siç e kishte zakon me thënë roli i intelektualit është që të mos mban anën e asaj që është në trend, por të tregon dhe orienton opinionin në çështjet dhe rrugët më të rëndësishme të vendit.
Shumë herë me guxim ka dal kundër stuhisë, por edhe ata që nuk e kanë përkrahur në atë moment e kanë kuptuar se Beluli kishte të drejtë.
Në takimin tonë të fundit, para tri javësh kur e vizituam me mikun tonë të përbashkët Ismet Hajdarin, na foli me shumë entuziazëm për punën që e pret, për librat e reja në të cilat do të analizonte realitetin kosovar dhe do te tregonte rrugët ka duhet shkuar.
Deshëm që pas dhjetëra minutash të largohemi, nuk na lejoi.
Edhe pse takoheshim shpesh më herët nuk deshi të largohemi pa u përmall edhe me këtë rast, sikur ta dinte se shpejtë po i vjen fundi.
Edhe një karakteristikë e cila fletë për moralin e tij, edhe pse i sëmurë nga një sëmundje e rëndë ai nuk ka hezituar që për sëmundjen të fletë dhe ta sfidon atë.
Përkundër të gjitha sfidave të cilat i kaloi gjatë jetës ai nuk u dorëzuar asnjëherë.
Ishte dhe mbeti kritik i mprehtë dhe i vendosur, një profesor i nderuar, një njeri që la gjurmë të qarta.
Jam shumë krenar që e kisha mik të shpirtit.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Allahu të mëshiroftë me xhenet.
Unë dhe të gjithë shokët tu do të kujtojmë me dashuri dhe krenari.

Leave a comment