Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Projekti “Tirana Multifunctional Center”/ Shpallet fituesi: Ja kush do ta ndërtojë kullën gjigante në kryeqytet

projekti-750x375

Projekti i kompanisë daneze Cebra është shpallur fitues i Konkursit Ndërkombëtar mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës, për një ndërtim të ri ambicioz në qendër të Tiranës, i cili sipas kryeministrit Rama “do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë”.

Shpallja e fituesit u bë nga një praj anëtarëve të jurisë, i cili tha ndër të tjera se ky projekt mori konsensusin e madh për hapësirën urbane të Tiranës.

“Pas një diskutimi jashtëzakonisht të ngushtë dhe pasionant, juria vendosi të pranojë projektin Cebra si fitues të këtij konkursi.

Projekti që mori konsensusin më të madh për hapësirën urbane të Tiranës.

Ne do të rekomandonim që zgjidhja të zhvillohet dhe për tu bërë pjesë reale e hapësirave publike, pjesa e drejtë e fasadës duhet të përmirësohet, për të arritur të njëjtën cilësi si të fasadave të tjera të artikuluar”, tha përfaqësuesi i juris, Stefano Boeri.

Related Posts

Leave a comment