Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alarmohet Gjermania, apel NATO-s: Kujdes, nuk i dimë limitet e Putinit!

Screenshot_1-17-780x470

Ministrja gjermane e mbrojtjes i ka bërë thirrje NATO-s të marrë më shumë masa më shumë për të forcuar sigurinë, sipas The Guardian.

“Ne nuk mund ta dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e madhështisë së Putinit”, tha ajo.

Christine Lambrecht tha se Rusia ka kërcënuar Lituaninë për zbatimin e sanksioneve të BE-së dhe se këto kërcënime duhet të merren seriozisht. Duke folur gjatë një vizite në trupat gjermane të dislokuar në Lituani, Lambrecht tha:

Fakti është se NATO, duhet të bëjë më shumë për sigurinë tonë të përbashkët, sepse nuk mund ta dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e madhështisë së Putinit.

Kemi dëgjuar kërcënimet e Rusisë ndaj Lituanisë, e cila vetëm po zbatonte sanksionet europiane në kufirin me Kaliningrad. Ky nuk është kërcënimi i parë dhe duhet t’i marrim seriozisht dhe të përgatitemi.

Leave a comment