Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Annie Ernaux: Nobeli i literaturës përfundimisht i diskredituar.

_ALX0896+-+Kopie2

Ladi Cipa

Në mënyrë të vendosur, kjo “Akademi” kaloi një hap më shumë drejt absurditetit e padrejtësisë. ”Guxon” për të nobelizuar shkrimtaren franceze Ani Erno, nisur thjesht nga pikëpamje politike e gjeopolitike,
Midiokriteti ne piedestal!
Po kush është nobelistja?
Përse vallë ky përçmim, injorim i gjithë literaturës franceze, evropiane, botërore?
Vetë juria e akademisë suedeze, është e përbërë nga cilët persona ? (i njohëm tashmë lëvizjet poshtë tryezës)
Nisur thjesht nga pikëpamje politike, oportuniste, akademia suedeze vit pas viti është kthyer në shërbim të një ideologjie që për bazë ka vet shkatërrimin e literaturës. Fort e dominuar nga të ashtuquajtura “kultura universaliste të minoriteteve ” paaftësia e jurisë se Nobelit është thjesht një herezi, herezi e vërtet! një tradhëti e hapur drejt dhe kundër inteligjencës evropiane dhe natyrisht vet popullit evropian.
Ky çmim “prestigjioz” me rrezatim botëror pret qe të vdesin Gjigantët dhe të bien në harresë. Po nderon nënpunësa të një ideologjie sektare.
“ Po pres vite me radhë t’i jepet çmimi nobel Kadaresë, gjigantit ende gjallë” deklaron një personalitet teper i njohur i jetës mediatiko-politike franceze.
Ne, gjithë Shqipëria është ende në pritje.
Ndoshta, mosdhënia e ketij çmimi është në të mirën e personalitetit dhe gjenisë së Kadares.
Ju, çfarë mendoni ?
Është më e njohur Ani Erno, nga Prusti, Ezra Paund, Romain Rolland, Anatole France…?

Related Posts

Leave a comment