Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Balla mesazh Metës: Një kryetar partie nuk mund të ketë damkën e bashkëpunëtorit të sigurimit

-640-0-1663059192xballaa-813 (2)

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë një prononcimi për mediat është shprehur se nuk mund të ketë asnjë kryetar partie politike me “damkën” e bashkëpunëtorit të sigurimit dhe tha se mbështetja e këtij ligji është mjaft e madhe në Kuvend.

“Sa i përket ndryshimit që kemi propozuar që ç’bën pengesën që kishin deri tani, vlerësimi nga ana e autoritetit, edhe pse ka qenë verifikuar më parë me Bezhanin dhe Mezinin, duhet të vlerësohet nënë dritën e fakteve të reja që kanë dalë. Unë e kam thënë prej shumë kohësh e mbështes propozimin prej tyre si monument të kujtesës për burgjet e Tepelenës etj.

E para është një punë e rëndësishme që është bërë deri më tani, kemi marrë kohën e duhur dhe të jeni të sigurt që PS-ja do i depozitojë, shpresojmë që nesër të kemi një takim me grupin e punës, por një gjë është e sigurt, do të depozitohen ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit.

Në ligjin e Partive Politike, në Shqipëri nuk mund të jesh kryetar i një partie politike me damkën e bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit. Janë propozime që kanë mbështetjen e shumicës së kuvendit të Shqipërisë.

Është keqardhje e madhe që kemi shkelur disa afate kushtetuese, mbani mend sa bërtiste opozita kur kishte vonesa në vakancat e instutucioneve dhe sa keqardhje është që opozitës që i takon propozimi për avokatin e popullit nuk ka një kandidaturë të qartë.

Duhet ta mbyllim këtë proces se avokati vazhdon të qëndrojë në detyrë, të mos harrojmë se duhet të jetë shërbëtor dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut. Kjo nukë shtë një qokë politike, duhet të jetë përfaqësues i qytetarëve në këtë detyrë, të ketë eksperiencë të rëndësishme dhe të dukshme në mbrojtje të të drejtave të njeriut”, tha Balla.

 

Related Posts

Leave a comment