Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dita e djallit !

310840326_5398549590266533_935152681163196430_n

Nebil Cika

Sot është data më të mallkuara e historisë sonë kombëtare .
Lindja e djallit Enver Hoxha !
Ai ka ka vdekur po jo trashëgimia e tij, në të gjitha aspektet ! Shqiptarët sot po vuajnë litarin e tij jashtë varrit, ligësinë e tij , njerëzit e tij, filozofinë e tij !
Ai është “lugati” që shfaqet në fytyrat e politikanëve, zyrtarëve, historianëve e nostalgjikëve të fshehur e të hapur madje edhe të ca prej atyre që kujtojnë se janë kundër tij por sillen si ai !
Se siç ka thënë edhe një nga dishepujt i tij , Kadare, kur ai vdiq fizikisht,madje duke ju drejtuar me gërmë të madhe si si të ishte Zoti: Do të jetë me i gjallë se gjithë të gjallët ” dhe për këtë ka pasur shumë të drejtë :
Ai ishte dhe mbetet “zoti” i më të keqes , i errësirës më të thellë në historinë tonë për Shqipërinë dhe shqiptarët…. !
Në historinë botërore vetëm ai dhe djalli i kanë shpallur luftë Zotit !
Dhe dihet se zoti i errësirës është djalli !
Ismail Kadare :
“Por, do të ketë lamutumirë e s’do të ketë lamtumirë me Enver Hoxhën. Populli në baladat e tij, pena e shkrimtarëve, pentagramet e muzikantëve, mermeri në studiot e skulptorëve, vetvetishëm do të synojnë drejt pamjes, figurës, mendimeve të Tij, për ta sjellë Atë përsëri midis nesh, ashtu siç ka qenë përherë, ashtu siç thuhet për të pavdekshmit: më të gjallë se gjithë të gjallët.”

Leave a comment