Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Lizz Truss kërkon falje për gabimet e saj, mban postin por jo pushtetin”

-640-0-1662362023xtruss-827

Liz Truss ka kërkuar falje për gabimet e saj, pas miratimit të programit eknomik dhe tani ajo duhet të bindë deputetët se është e aftë për të qëndruar në Downing Street.

“Ajo mban postin por jo pushtetin”, ishte titulli i sotëm i Daily Mail. “E poshtëruar” ka shkruar tabloidi The Mirror.

Ministri i ri i Financave Jeremy Hunt njoftoi ditën e djeshme anulimin e pothuajse të gjitha masave ekonomike të shpallura, duke rikthyer qetësinë në tregjet financiare.

Por Liz Truss, e detyruar të zbatojë një politikë që deri vonë e kishte refuzuar, me popullaritet aq të ulët sa një udhëheqëse britanike rrallëherë është kontestuar hapur nga anëtarët e partisë së saj, pas vetëm gjashtë javësh në  detyrë.

“Është e vështirë të mendosh për një krizë më serioze politike dhe ekonomike sesa ajo që po kalon sot Mbretëria e Bashkuar”, raportoi Daily Telegraph.

“Shpresa e vetme e kryeministres për të shmangur poshtërimin për t’u bërë personi më i shkurtër në detyrë që nga viti 1827 qëndron në faktin nëse deputetët konservatorë janë të përgatitur t’i japin asaj një mundësi.

Pas tre ditësh heshtjeje, Liz Truss pranoi për BBC mbrëmë se kishte bërë “gabime”. Kryeministrja premtoi se do të rregullojë situatën duke kërkuar falje, raporton abcnews.al.

“Dua të pranoj përgjegjësinë dhe të kërkoj falje për gabimet që janë bërë”, tha ajo. “Doja të veproja për të ndihmuar njerëzit me faturat e tyre të energjisë, për t’u përballur me taksat e larta,”

Sipas një sondazhi të YouGov të publikuar sot, një në 10 britanikë mbështet Truss. Plani i 23 shtatorit për një ulje masive të taksave dhe një rritje masive të faturave të energjisë rriti frikën e problemeve finaciare.

Paundi ra në nivelin më të ulët historik dhe yield-et e obligacioneve afatgjata të qeverisë shënuan rritje. Liz Truss në çdo rast duhet të fitojë besimin e partisë së saj, ku thirrjet për dorëheqjen e saj janë rritur, raporton abcnews.al.

Nesër, të mërkurën, në seancën javore në Parlament e pret testi i parë më i madh politik.

“Unë mendoj se pozicioni i saj është i paqëndrueshëm,” tha deputeti Charles Walker. Kjo situatë “korrigjohet” vetëm me “një kryeministër të ri”.

Meqenëse Liz Truss ka refuzuar të japë dorëheqjen dhe nuk ka asnjë zëvendësues për të, nuk do të jetë e lehtë për konservatorët që ta largojnë atë. Ben Wallace, sekretari i mbrojtjes dhe ministri i ri i financave Jeremy Hunt kanë thënë se nuk janë të interesuar.

Related Posts

Leave a comment