Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Interi shitet për shifrën e 1.2 miliardë eurove

auto_thohir.zanetti.moratti.zhang_.tronchettiprovera.inter_.2017.1400x8401666185651

Që Interi ka dalë në shitje është një fakt tashmë, të cilin as Xhuzepe Marota nuk e ka mohuar. Edhe vetë administratori i deleguar ka pranuar indirekt që Stiven Zhang po negocion shitjen e klubit, një motiv për të cilin janë përfolur shumë edhe udhëtimet e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku presidenti kinez ka kontaktuar dy banka amerikane “Goldamn Sachs” e “Raine Group” për të negociuar shitjen e klubit.

Në një situatë të tillë janë bërë të ditura edhe kërkesat e 30- vjeçarit kinez, që edhe pse në fillim po mendonte vetëm shitjen e një pjese të aksioneve, tashmë ka vendosur të heqë dorë tërësisht nga klubi zikaltër dhe për këtë kërkon në këmbim 1.2 miliardë euro.

Shifra është e lartë për një klub me borxhet e Interit, një pikë kjo që duhet ende të zgjidhet me cilindo që të jetë blerësi, por Zhang shpreson që ndërtimi i stadiumit të ri në bashkëpronësi me Milanin të jetë një aset i shtuar dhe një pikë në favor të tij gjatë negociatave për shitjen.

BLERËSIT POTENCIALË – Sipas asaj që raporton “Sportmediaset”, përpjekjet e familjes Zhang për të gjetur blerës kanë filluar të japin rezultatet e para, pasi në skenë kanë dalë katër shoqëri që kanë shfaqur interes për Interin, me një shpërndarje të gjerë gjeografike, edhe pse nuk janë bërë ende të ditur të gjithë emrat.

Në radhë ama flitet të jetë edhe një fond i Emirateve të Bashkuara, me PIF (Fondi Arab i Investimeve) që është gjithmonë emri i parë i dyshua për shkak të interesit të tyre të mëparshëm për Interin.

Por ndërsa nuk ka ende një konfirmim nëse janë vërtetë pronarët e Njukasëllit arabët e interesuar, ka një emër konkret që vjen pikërisht nga kontinenti ynë.

Bëhet fjalë për Ernesto Bertarelin, një sipërmarrës me origjinë italiane, i cili është njëkohësisht njeriu më i pasur i Zvicrës dhe që së fundmi po mendon të zgjerojë portofolin e tij më një klub futbolli.

Nëse në fund njëri prej tyre do të transformohet në një tratativë të vërtetë apo Stiven Zhang do të gjejë një tjetër blerës për Interin, kjo ngelet për t’u parë, por ajo që duket e sigurt deri më tani, është që ky do të jetë sezoni fundit i Interit nën një pronësi kineze.

 

Related Posts

Leave a comment