Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Silvio Berlusconi: Komentet për pushtimin rus janë keqinterpretuar

-640-0-berlusconi-860x540

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi deklaroi të enjten e 20 tetorit se komentet e tij mbi luftën e Rusisë kundër Ukrainës ishin keqinterpretuar dhe “të nxjerra jashtë kontekstit”.

“E gjithë kjo është nxjerrë jashtë kontekstit. Është përhapur pa e ditur kuptimin e fjalëve të mia, me qëllimin e vetëm për të përhapur shpifje dhe dezinformata”, tha ish-lideri 86-vjeçar.

Të mërkurën, agjencia e lajmeve “LaPresse” kishte publikuar pjesë të një regjistrimi audio të Berlusconit duke folur me anëtarët e partisë së tij Forza Italia një ditë më parë.

Në regjistrim, Berlusconi pretendoi se Ukraina kishte thyer kushtet e marrëveshjes së paqes të Minskut të vitit 2014 duke “sulmuar” “republikat e sapokrijuara në Donbass”.

“Kjo solli presion të jashtëzakonshëm mbi presidentin rus Vladimir Putin kur këto rajone kërkuan ndihmë”, tha Berlusconi.

“Putini u dorëzua dhe dërgoi trupat ruse vetëm për t’u përballur me situatën e papritur dhe të paparashikueshme të rezistencës nga ukrainasit, të cilët morën fonde dhe armë nga Perëndimi që nga dita e tretë”.

Komentet shkaktuan zemërim të menjëhershëm, veçanërisht duke pasur parasysh se Forza Italia është vendosur të jetë anëtare e Qeverisë së re të koalicionit të Italisë.

Giorgia Meloni, që pritet gjerësisht të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë, reagoi ndaj komenteve të duke thënë se administrata e saj e re do të mbështesë NATO-n dhe plotësisht një pjesë të Evropës.

Vodka shkel sanksionet

Komisioni Evropian tha të enjten se 20 shishet e vodkës që Putin-I i dërgoi Berlusconit si dhuratë për ditëlindje, shkelin sanksionet evropiane të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës.

Në regjistrim dëgjohej Berlusconi duke thënë se “për ditëlindjen time më dërgoi 20 shishe vodka dhe një letër shumë të ëmbël”.

Një zyrtar i Komisionit deklaroi se alkooli, përfshirë vodkën, ishte përfshirë në paketën e sanksioneve të BE-së për të cilën u ra dakord në prill. Paketa nuk përjashton dhuratat.

Duke qenë se i takon shteteve të BE-së të zbatojnë sanksionet, nuk është menjëherë e qartë nëse autoritetet italiane do të ndërmarrin ndonjë veprim në këtë rast.

Related Posts

Leave a comment