Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasje e Ndojit, njolla gjaku në tuta dhe çorapet e Land Mirit. 34-vjeçari kishte pirë alkool dhe kokainë me dy perosna të tjerë

indrit-ndoj-640x375

Në dosjen e Prokurorisë së Krujës të sigurara nga Klan News, janë zbardhur dëshmitë e familjarëve të 34-vjeçarit Indrit Ndoj dhe personave që kanë pasur kontakte më të natën e ngjarjes. Babi i Ndojit thekson se djali ka dalë nga shtëpia në datën 20 rreth orës 18:00 dhe nuk u kthye më.

Prindrit janë shqetësuar nga mesnata se Indriti nuk po kthehej, por kanë menduar se ka shkuar tek një kushëriri i tyre. Në dosjen e prokurorisë janë marrë edhe deklarimet e dy personave të cilët kanë qenë më Indrit Ndojin natën kur ndodhi ngjarja.

Shtetasit me inicalet G.A dhe A.M kanë bërë me dije se rreth orës 21:00, të mbrëmjes janë ulur duke pirë kafe në lokalin e G.A dhe më pas të tre së bashku rreth orës 22:30, kanë shkuar të lokali në fshatin Luz, Fushë-Krujë.

Ata të tre kanë qëndruar në kafe deri në orën 00:45 datës 21.10.2022 dhe Ndoj së bashku me shtetasin A.M kanë konsumuar nga një dozë kokainë. Më pas ata të tre hipën në makinë dhe shkuan në dyqanin e G.A ku Ndoji ka marrë biçikletën për t’u larguar ndërsa dy personat e tjerë janë larguar me makinë.

Ata kanë treguar para hetuesve se 34-vjeçari në një moment është rrëzuar nga biçikleta dhe më pas është nisur për në shtëpi. Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore prokuroria dhe policia kanë ushtruar kontroll në banesat e vëllezërve Miri. Në shtëpinë e Landi Mirit janë gjetur një palë tuta, të cilat ishin me njolla si të kuqe dhe një pale çorape po më njolla të kuqe.

Landi Miri nuk ka dhënë asnjë shpjegim sipas dosjes hetimore. Ndërkohë në shtëpinë e Saimir Mirit është gjetur një shapkë e cila ishte e njëjtë me atë që u sekuestruar në vendin e ngjarjes ku u gjet i pajetë Indrit Ndoj.

Sipas dosjes, dy vëllezërit nuk kanë dhënë shpjegime për këto prova. Rrobat janë dërguar në laboratorin e policisë kriminale për ADN. Ndërkohë nga ana tjetër mbrojta ka pretenduar se Landi Miri ka vrarë këmbën dhe njollat e kuqe të dyshuara si gjak i përkasin atij. Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 60 ditë për dy të pandehurit.

Leave a comment