Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zelensky kërkon nga Italia sistem të mbrojtjes ajrore

auto_unnamed_41666773362

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga Italia sistem të mbrojtjes ajrore kundër sulmeve ajrore të Rusisë.

Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, Zelensky foli për rrjedhën e luftës dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Ai tha se kanë “krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer” me Giorgia Melonin, e cila u bë kryeministre e Italisë pas Mario Draghit dhe të cilën Zelensky tha se e ftoi për vizitë në Kiev, përcjell ATA

Ne kemi nevojë për sistem të mbrojtjes ajrore. Kjo është jetike për ne. Ne duam që refugjatët tanë të kthehen në Ukrainë. Ne duhet të rindërtojmë ekonominë tonë, fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, shoqëria duhet të kthehet në normalitet. Për këtë shkak ne kemi nevojë për armë për t’i rezistuar sulmeve dhe për të garantuar sigurinë e civilëve. Italia prodhon sisteme të mbrojtjes ajrore së bashku me Francën dhe Gjermaninë. Shpresojmë që ata të mund të na ndihmojnë”, tha Zelensky.

Më tej, Zelensky theksoi se Kina nuk e mbështet ushtarakisht Rusinë në këtë luftë dhe se kjo është e rëndësishme.

Related Posts

Leave a comment