Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Inter Miami i bindur për transferimin e Lionel Messi

convert

E ardhmja e Lionel Messi nuk është Paris Saint German dhe as Barcelona. Sipas mediave britanike, më saktësisht “The Athletic” shtatë herë fituesi i topit të artë do të transferohet në kampionatin amerikan me skuadrën e Inter Miami.

Bisedimet kanë nisur prej kohësh dhe çdo gjë është mbajtur sekret. I njëjti raportim bënë të ditur se janë zhvilluar disa takime mes babit të Lionel Messit dhe përfaqësuesve të Inter Miami. Kontrata e shtatë herë fituesit të topit të artë përfundon në fundin e sezonit dhe drejtuesit e Paris Saint German e kanë shprehur haptazi dëshirën për të rinovuar me Messin.

Gjithashtu në media është përfolur edhe për një rikthim të tij te Barcelona por surpriza e vërtetë mund të jetë transferimi i tij te Inter Miami duke i dhënë fund aventurës në Europë.

Messi po zhvillon një sezon impresionues dhe po kalon një formë shumë të mirë para fillimit të botërorit. Për të katari do të jetë mundësia e fundit për të fituar trofeun më të rëndësishëm, kupën e botës me kombëtaren argjentinase.

Në qoftë se gjithçka do të konkretizohet me sukses, padiskutim që Lionel Messi do të jetë goditja më e madhe, jo vetëm e Inter Miami që është në pronësi të David Beckahm por edhe në major league soccer, i cili preferohet nga shumë lojtar për ti dhënë fund futbollit të luajtur.

Related Posts

Leave a comment