Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mashtrim me vlerë 20 milion euro/ Prodhoheshin në Shqipëri e shiteshin për firmato në Itali, shkatërrohet skema me këpucët “false”

auto_2441667236811

Një mashtrim me vlerë 20 milionë euro është zbuluar nga autoritetet italiane gjatë një operacioni masiv të realizuar nga Guardia di Finanzia.

Sipas burimeve nga mediat italiane, gjatë operacionit u sekuestruan 600 mijë këpucë me etiketën “Made in Italy” të prodhuara nga Kina, Shqipëria dhe Rumania.

Operacioni filloi javët e fundit kur në disa qendra tregtare të kryeqytetit piemontez të tregtisë me pakicë, u identifikuan aksesorë veshjesh që mbanin produkte në rafte të cilat rezultuan se ishin krejtësisht të rreme pasi prodhoheshin në vende si Shqipëria, Kina dhe Rumania.

Nga kontrollet e kryera në flukset doganore rezultoi se mallrat e importuara në fakt ishin të etiketuara si italiane.

Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Torinos, i çuan autoritetet e Guardia di Finanza në magazinat e vendosura në provincat e Torinos dhe Trevisos ku u krye sekuestrimi masiv i këpucëve.

Një sipërmarrës italian do të duhet të përgjigjet për veprën penale të mashtrimit tregtar përballë Drejtësisë italianem pasi është denoncuar për këtë çështje në Prokurorinë e Torinos.

Leave a comment