Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministria e Brendshme e Kosovës: Pas 21 nëntorit, gjobë 150 euro për targat serbe

-640-0-1667223405xscreenshot-792

Nga data 1 nëntor, të gjithë pronarët e makinave që i kanë ende me targa serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro. Lajmi  u konfirmua nga Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Sipas saj, nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë ende makina me targat serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro.

Fillimisht Qeveria e ka pasur 31 tetorin si afat të fundit për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS- Republika e Kosovës.

Sipas planit të ri, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të ketë masë qortuese për pronarët e makinave me targa serbe dhe nga 21 nëntori deri më 21 janar do të ketë gjobë.

Sipas vendimit qeveritar, më vonë do të përdoren targat provuese dhe pas 21 prillit, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makinat me këto targa.

Fetoshi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë pronarët e makinave me targa serbe, do të mund të përfitojnë nga lehtësirat e riregjistrimit të makinës me targa RKS – Republika e Kosovës – deri më 30 mars.

Pas kësaj date, riregjistrimi është i mundshëm deri më 21 prill, por pa ofruar lehtësira.

Leave a comment