Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Po transportonin 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona

arrestimi-750x375

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 21”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i personave:

  • R. I., 32 vjeç, Gramsh, D. G., 31 vjeç dhe P. L., 35 vjeç, të dy banues në Fier.

Këtas persona janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në autostradën Tiranë-Elbasan, duke transportuar me një automjet, 21 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 21 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Leave a comment