Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Askush nuk zgjodhi dashurinë

Majlinda-Bregasi-1

Majlinda Bregasi

Unë dua ta përfundoj jetën në një shtëpi plakash e pleqësh. Kjo për arsye egoiste. Njeriu është qenie sociale e në fazën e fundit të jetës mund të bëhet peshë për familjen. Kështu që më mirë mes të njëjtëve.
Por kjo shoqëri që ne po rrisim është aq sipërfaqësore e aq pak i kultivon ndjenjat, saqë e ardhmja duket një foto e stilizuar, e lehtë, pa peshë. Pa brendi.

Dje i pyeta studentët të zgjidhnin një nga opsionet: një punë e re, një shtëpi e re, një qytet i ri, një udhëtim i ri apo një dashuri e re.
Asnjëra/i nuk e zgjodhi dashurinë.
E unë nuk besoj që 18 vjeçari/ja mund të ketë preokupim më të madh se dashuria. Po pse nuk flasin për të? Çka i pengon? Ku është barriera?
Frika nga ndjenjat. Frika nga ajo që tashmë po i thonë ‘L’ word 🙈 kjo më shqetëson mua.
Aq shumë jemi marrë me punët e shtetit e të globit, saqë nuk e pamë si u rritën fëmijët .

Related Posts

Leave a comment