Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Punonjësja 22 vjeçare e Kazinosë po lufton për jetën/ Policia fsheh krimin makabër

Forumi i avokateve per drejtesi
Një krim makabër kundër jetës së një vajze të re keniane po mbahet i fshehur nga Policia e shtetit shqiptar si dhe nga disa portale që janë paguar shtrenjtë prej Bosit të Kazinosë, që ka lidhje me këtë krim. Denoncimi vjen nga Forumi i Avokatëve për Drejtësi, sipas të cilëve :
“Një grua e re keniane po lufton për jetën në një spital të Tiranës, pasi e hodhën në mënyrë misterioze nga një kati i lartë i një apartamenti.
 Joy, një vajzë 22-vjeçare nga Kenia, u rekrutua për të punuar në një Kazino, me qendër në Tiranë. Më 13 gusht 2022 ajo u zhduk midis orës 3:25′ dhe 07.00 të mëngjesit. Ajo u gjend poshtë dritares së dhomës një ditë më vonë. Mjekët thanë se ajo kishte tre brinjë të thyera, të dyja kockat e legenit të thyer.. komatozë për shkak të mungesës së oksigjenit, lëndime në dorë, shpinë, stomak…
Nëna e saj Ruth që ka ardhur me urgjencë nga Kenia thotë se nuk e di çfarë ka ndodhur me të bijën e saj, por momentalisht Joy është në koma dhe ushqehet përmes një tubi.
“Ajo ka nevojë për t’u çuar në një qendër rehabilitimi neurologjike për trauma, në një Fizioterapi Private, të cilën ne do e paguajmë përmes mbledhjes së fondeve. Kjo nuk është e disponueshme në Shqipëri, ndaj duhet të gjejmë një spital tjetër”, thot Ruth.
Nëna e saj fluturoi nga Kenia menjëherë pasi vajza e saj u shtrua në spital. Ajo jeton në Spitalin e Traumës për t’u kujdesur për vajzën, duke përfshirë ushqimin e saj, ndryshimin e saj dhe dhënien e ilaçeve, disa prej të cilave duhet t’i blejë vetë.
\
Policia e shtetit, duke e ditur që pas këtij krimi qëndrojnë “bosët” e Kazinosë, të ndihmuara nga ndonjë portal dhe media e blera, jo vetëm që e mbajnë të fshehtë dhe pa veprime korrekte ligjore këtë ngjarje, por ka rrezik jete, jo vetëm Joy 21 vjeçare, por edhe vet nëna e saj Ruth.
“Unë kam bërë një rrugë të gjatë, më thanë se do të vdiste dhe se nuk do të largohej kurrë nga oksigjeni, por unë kam shpresë për të. Unë dua ndihmë t’a çoj Joy në një spital në Europë ose në Kenia ku mund të marrë ndihmën që i nevojitet. Ne kemi nevojë për ndihmë për ta bërë këtë,” tha ajo për një masmedia.

Leave a comment