Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Injac Ndoja, gjeologu poliedrik

220px-Injac_Ndojaj

Të shkruash për jetën dhe veprën e Injac Ndojës, duhet një monografi e plotë, por do tëndalemi në disa nga nismat shkencore të tij, ku spikat ai si nismëtar dhe i parë.

Kush ishte Injac Ndoja, apo Ndojaj, ndërkohëqë në vitin 2023 bëhen30 vjet nga vdekja e tij dhe 110 vjet nga lindja?U lind në Shkodër, më 10 nëntor 1913 dhe ka ndërruar jetë në Tiranë, më 16 mars 1993. Shkollën e mesme e kreu në Shkodër, ndërsa shkollën e lartë, më 1940, në Itali, në Universitetin Mbretëror të Torinos, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, me specializim në “Gjeologji-Petrografi”. Më 1947 transferohet nga Shkodra në Tiranë dhederi në fund të jetës së tij, iu kushtua Gjeologjisë, por, para vitit 1944,Injac Ndojaupërfshi edhe në fusha “jo gjeologjike”.

Në vitin 1935, në gazetën “Ilyrija”, Injac Ndoja publikon artikujt “Nji studim mbi muzikën shqiptare” dhe “Ahengu Shqiptar” dhe në vitin 1941 në revistën “Shkëndija” (1941) publikon artikullin e tretë “Muzika shqiptare”. Për këta tre artikuj,dr.Eno Koço, në studimin e mirëfilltë “Injac Ndojaj, pararendës i etnomuzikologjisë shqiptare” (Gazeta Shqiptare, shtator 2009 dhe “Hylli i Dritës”, janar 2010), shprehet: “Studime akademike” dhe “Një trilogji e etnomuzikologjike shqiptare”.Më tej dr.Eno Koçovijon:“E ndjeva për detyrë që me këtë shkrim timin t’i bëj të njohur lexuesit shqiptar kontributin e paçmuar të pararendësit të etnomuzikologjisë shqiptare, Injac Ndojës” dhe “Injac Gj. Ndojamund të konsiderohet i pari zë që shtjelloi nocionet e etnomuzikologjisë në Shqipërinë e viteve 1930”.

Edhemuzikologu Qamil Gjyrezi shprehet: “Injac Ndojaj në vitet 1930 ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për etnomuzikologjinë tonë”, duke u bërë “muzikologu i parë në Shqipëri” (Gazeta Standart, shtator 2011), ndërsa prof.Vasil S.Tole në shtator 2011  shprehet: “…etnomuzikologjia shqiptare, si një lëm i ri studimesh albanologjike, i detyrohet dhe do t’i detyrohet akoma më shumë kontributeve të dhëna me shumë dashuri dhe objektivitet, si rasti i prof. Injacit, për veprën shkencore të të cilit përulem me respekt”.

Me përfundimin e studimeve universitare dhe kthimin në Shqipëri, në vitin 1940, në revistën “Hylli i Dritës”, Injac Ndoja publikon artikullin “Relacjon mbi nji shetì studimi në zonën peridotitike-serpentinoze të Pukës, t’Iballës me rrethe”, që, më 1942, po në “Hylli i Dritës”, do të pasohet nga “Shtresa e kromitit t’Iballës”.Në Konferencën Jubilare “90 vjet Gjeologji Shqiptare” (tetor 2012), emri i Injac Ndojësu citua si “i pari ndër gjeologët shqiptarë” dhe studimi “Relacjon mbi nji shetì studimi në zonën peridotitike-serpentinoze të Pukës, t’Iballës me rrethe” i vitit 1940,nga prof. Adil Neziraj u cilësua si studimi i parë i botuar i një gjeologu shqiptar. Gjithashtu për botimin “Relacjon mbi nji shetì studimi në zonën peridotitike-serpentinoze të Pukës, t’Iballës me rrethe”, gjeologu prof. Sokol Mati shprehet: “Specialisti i parë shqiptar ishte Injac Gj. Ndojaj, që ka shkruar për kromin e Iballës në vitin 1940” (S. Mati “Minerali i kromit, pasuri në zhdukje, apo pamundësi për të krijuar të ardhura për ekonominë shqiptare”, gazeta Telegraf, korrik 2015).Edhe në artikullin “Rezervat e kromit në vend po mbarojnë, kërkohet urgjent rivlerësimi” (Monitor, tetor 2020), prof. Sokol Mati shkruan: “Rreth viteve 1925-1935, studimet krahinore tërhoqën vëmendjen e investitorëve të huaj për kërkim, zbulim dhe shfrytëzim të xeherorëve të kromit në rajonet e Pogradecit, Kukësit e Tropojës. Specialisti i parë shqiptar, i cili ka shkruar për kromin e Iballës, në vitin 1940, ishte Injac Gj. Ndojaj. Puna kërkimore zbuluese është vazhduar më tej me sakrificë nga gjeologë të huaj (Stanislaŵ Zuber, etj) dhe shqiptarë”.

Më 1941, “Hylli i Dritës”, Injac Ndoja boton artikullin “Fauna ihtiologjike e Liqenit të Shkodrës”. Ky studim, i pari për ihtiologjinë e Liqenit të Shkodrës,është përfshirë në bibliografinë e Liqenit të Shkodrës (Ichthiology-Fishery, 2001), përpiluar nga autorë të Malit të Zi dhe të Shqipërisë.

Gjer në vitin 1944, Injac Ndoja publikonedhe tre studime të tjera “jogjeologjike”:“Dokrinat e zanafillës së jetës”(revista “Shkëndija”, 1943), “Pasunija private e Shqipnis” (Hylli i Dritës, 1943) dhe “Shenjime demografike të popullit shqiptar”  (revista Fryma dhe Hylli i Dritës, 1944).

Pas transferimit në Tiranë,Injac Ndoja fillon punë në Institutin e Shkencave të Natyrës, në Muzeun e Shkencave të Natyrës të këtij instituti, ku ngriti dhe kryesoi pavionin “Gjeologji-Petrografi-Paleontologji”. Më 1952, në Buletinine Shkencave të Natyrës,boton artikullin “Kromitet e Shqipërisë”, të cilin prof. Arqile Teta e konsideron në zanafillat e nisjes të industrisë minerare të kromit në Shqipëri (Gazeta Shekulli,mars 2011).Shumë vite më pas, më 1989, në moshën 76 vjeçare, Injac Ndoja do të botojëstudimin e tij të fundit për kromitet: “Vështrim mbi kromitet e Vendit tonë”, kurorëzim i një jete në shërbim të gjeologjisë, e karakterizuar nga përkushtimi i pandërprerë, si dhe angazhimi i  të resë shkencore gjatë gjithë veprimtarisë së tij, duke pranuar kurdoherë dhe ballë-lart të gjitha sakrificat që e kanë shoqëruar në  këtë angazhim. Për këtë vepër gjeologu prof. Alaudin Kodra do të shprehej: “Monografi e rëndësishme, që do ta kishte zili çdo personalitet shkencor kudo në botë”.

Më 1953 Injac Ndoja organizon dhe drejton Sektorin e Petrografisë pranë Laboratorit Qendror  të Gjeologjisë (më pas Instituti  Kërkimeve Gjeologjike).Në vijim, me krijimin e Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, ngriti dhe drejtoi Katedrën e Mineralogjisë dhe Petrografisë.

Në vitin 1957,në Universitetin e Tiranës,Injac Ndoja është i pari që mbron disertacionin për gradën “Kandidat i shkencave Mineralogjike-Petrografike”, me temë “Squfuri i Kërçishtit (Peshkopi)”, çka  pasqyrohet në shtypin e përditshëm të kohës: në gazetën “ZP”, Dritëro Agolli boton artikullin “U mbrojt disertacioni i parë”; një njoftim i tillë u botua edhe në gazetën “Bashkimi”. Për këtë ngjarje shkencore,vite më vonë, më 2017, gjeologu prof.Alfred Frashëri do të shkruajë: “Në vitin 1957 u diplomua Kandidati i Shkencave, i pari në vendin tonë në fushën e gjeologjisë, profesori ynë i mirënjohur Injac Gj. Ndoja, duke hapur rrugën e formimit të shkencëtarëve”.

Më 1962 Injac Ndoja boton tekstin e parë të Petrografisë në Shqipëri: “Petrografia e Shkëmbenjve Magmatikë” (Sistematika). Në Fjalorin Enciklopedik, botim i vitit 1985, Injac Ndoja shënohet si i pari ndër studjuesit e Petrografisë në Shqipëri.

Më 1963 Injac Ndoja boton artikullin “Mbi disa probleme të magmatizmit në vendin tonë” (Buletini i Universitetit të Tiranës). Për këtë artikull, më 2013,gjeologu prof.Ismail Turku shkruan: “Tërësia e shkëmbinjve magmatikë të zonës Mirdita (formimet plutonike dhe vullkanike) tashmë njihet me emrin “ofiolite”dhe ky term u duk për herë të parë në literaturën tonë gjeologjike në vitin 1963 me artikullin “Mbi disa probleme të magmatizmit në vendin tonë” të profesorit Ndoja (Ismail Turku “Vullkanidet e Mirditës”, 2013).

Me nismën dhe angazhimin e Injac Ndojës, nga viti 1964 dhe deri në vitin 1966, nga Katedra e Petrografisë-Mineralogjisë e Fakultetit të Gjeologji-Miniera,u ftuan dhe erdhën në Shqipëri gjeologëfrancezë, nga më të njohurit në Evropë: Jean Aubouin (antar i Akademisë së Shkencave të Francës dhe kryetar i saj në vitet 1989-90); Jan H.Brunn i Universitetit të Parisit dhe Jean Dercourt (antar i Akademisë së Shkencave të Francës dhe një nga sekretarët e përhershëm të saj), të cilët Injac Ndoja i udhëhoqi në eskursione gjeologjike, si dhe bashkëpunoi në disa punime gjeologjike, çka i shërbeu edhe njohjes ndërkombëtare të gjeologjisë së Shqipërisë dhe arritjeve të saj.

Më 1964, Injac Ndoja me gjeologun francez Jean Aubouin, publikon, në frëngjisht, në “Buletinin e Shoqatës Gjeologjike të Francës”, studimin “Regard sur la géologie de l’Albanie et sa place dans la géologie des Dinarides”, që pati jehonë të veçantë në qarqet gjeologjike shqiptare. Me “Vështrim mbi gjeologjinë e Shqipërisë dhe vendi i saj në gjeologjinë e Dinarideve”, Injac Ndoja është gjeologu i parë shqiptar që boton në Buletinin e Shoqatës Gjeologjike të Francës.

Më 1965 Injac Ndoja është gjeologu i parë shqiptar që bëhet antar “i jashtëm” (“étrangère”) i Shoqatës Gjeologjike të Francës, e themeluar më 1830, por vetëm në janar 1971 i jipet mundësia për të marrë pjesë, në Paris, në një mbledhje jubilare të kësaj Shoqate. Deri në fund të jetës nga kjo Shoqatë i dërgohen rregullisht publikimet periodike të saj: “Buletin i Shoqatës Gjeologjike të Francës” dhe “Gjeokronika”.

Disa vlerësime

Nënekrologjinë e Shoqatës së Gjeologëve të Shqipërisë“Injac Ndojaj – pionier i gjeologjisë shqiptare”, shkruhej: “Megjithë potencialin e madh shkencor, megjithëse ishte i pari që e meritonte në fushën e tij, megjithëse qe mësuesi i një plejade të tërë gjeologësh shqiptarë, diktatura komuniste nuk i dha atij titullin “profesor” dhe as nuk e caktoi anëtar të Akademisë së Shkencave” dhe “Injac Ndoja mbeti gjithnjë një mësues gojë-ëmbël, një njeri i çiltër dhe me zemër të madhe, optimist dhe i pa-epur, një shqiptar nacionalist dhe patriot me shpirt demokratik, një njeri i vërtetë kulture, një erudit me njohuri të thella edhe në letërsi dhe histori, në muzikë dhe teatër, i gatshëm për të ndihmuar dhe në çdo rast me tërë njohuritë dhe përvojën e tij të shumë-anëshme tërë kolegët më të rinj. Ai mbeti përherë “profesori” i gjeologjisë shqiptare”.

Më dhjetor 2000, në Paris, në fjalën përkujtimore në Konferencën “Jacques Bourcart dhe bazat e gjeologjisë alpine të Shqipërisë”, gjeologu prof. Asti Papa, do të deklarojë: “Injac Ndojaj është profesori jonë dhe dekani i gjeologjisë shqiptare” dhe “është ai që ka kontribuar në hedhjen e bazave të gjeologjisë moderne të Shqipërisë”.

Në gusht 2012, Kopi Kyçyku boton artikullin “Enciklopedia Injac Gj. Ndoja”, ku shprehet: “Profesor Injaci rrezatonte mençuri, kulturë, edukatë dhe mirësi, në shkallën më të lartë. Ai më pat mahnitur me erudicionin, pa të dytë” dhe “Shumë njohuri që kam marrë më vonë, gjatë veprimtarisë sime, janë thellim i atyre që më pat dhënë me bujari, kompetencë e modesti, profesori im i paharruar, Injac Gj. Ndojaj”.

Për figurën e Injac Ndojës,fizikani prof. Jovan Thereska, më 2013është shprehur: “Sjell ndërmend bisedat që me profesor Injacin bënim herë pas here për gjeologjinë e Shqipërisë, si dhe për shumë aspekte shkencore për  çka ne, të rinjtë e viteve ’80, kishim shumë nevojë; gjithnjë na bënte përshtypje të veçantë figura e tij poliedrike dhe erudicioni i tij i pashembullt”.

Me aktivitetin e pandërprerë shkencor, Injac Ndoja nuk përfaqëson vetëm fillimet e gjeologjisë së Shqipërisë nga shqiptarët, por edhe vijimin e saj: “Me rezultatet e studimeve dhe botimeve të Injac Ndojës bëhet jo një vëllim, por një enciklopedi. Kolana e shkrimeve të tij ka vlerë të madhe edhe sot e kësaj dite, si edhe për të ardhmen e gjeologjisë shqiptare”, shprehet më 2013 profesor Alfred Frashëri.

Do të duhen shumë dekada që Gjeologjia shqiptare, Fakulteti i Gjeologji-Miniera, UPT dhe më gjërë, të  kenë korifej si Injac Ndoja, Vangjel Melo, Zihni Sinoimeri, Eshref Pumo, Luan Peza…Me këtë rast propozoj që njerit nga Laboratorët, apo Auditorët kryesorë të Fakultetit Gjeologji-Miniera të mbajë emrin“Injac Ndoja”.

 

Prof. Dr. Ing. Angjelin Shtjefni

 

 

Leave a comment