Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

INSTAT publikon anketën e turizmit në familje: Gara e fortë mes Korçës dhe Vlorës

-640-0-1665067137xemily-lush-korca-albania-hero-1-926

Gjysmën e vitit, nga janari në mars dhe nga tetori në dhjetor shqiptarët pëlqejnë të pushojnë në Korçë. Nga prilli në qershor shkojnë në Durrës dhe nga korriku në shtator zgjedhin Vlorën.

Udhëtimet përgjithësisht zgjasin nga 1 deri në 3 net ndërsa për tu akomoduar shërbejnë shtëpitë e dyta apo ambientet me qira.

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e anketës së turizmit në familje sipas së cilës vjet janë regjistruar 7,7% më shumë udhëtime në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, krahasuar me vitin 2020.

Rritja më e lartë është shënuar për udhëtimet për qëllime personale dhe biznesi jashtë vendit. Ata që kanë udhëtuar më shumë vjet janë moshat nga 25 në 34 vjeç ndërsa shtetet ku kanë shkuar më tepër janë Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Greqia.

Ndryshe nga udhëtimet brenda vendit ato jashtë Shqipërisë zgjasin më shumë se katër ditë.

Related Posts

Leave a comment