Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: Non grata dhe spiunët janë tërbuar për investimin më të madh që do bëhet në Shqipëri dhe shpikin serbë

-640-0-86d99f1fcb324113e9576f01b521bedb

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj Partisë Demokratike, ku është shprehur se janë  financuar me gjysme milioni euro nga rusët për të rrëzuar qeverinë e PS-së.

Ai iu përgjigj dhe akuzave për Portin e durrësit.

“Që Partia Demokratike është financuar me para ruse gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë e PS-së, kjo nuk është një akuzë. Ky është një fakt.

Ky është një fakt i dokumentuar për fat të keq, një fakt i zbuluar nga media, nga SHBA, nga mediat ndërkombëtare, përqeshur nga shumëkush këtu, përfshirë edhe median ndërkombëtare dhe i konfirmuar nga raporti i shërbimit sekret amerikan CIA.

Akuzat me serbë janë prodhime të një tërbimi të madh. Tërbim non-gratash dhe spiunësh. Një tërbim non-gratash dhe spiunësh për investimin më të madh të huajnë rajon.

Një investim që do të jetë krenari kombëtare. Një investim që do të transformojë Durrësin”, u shpreh Rama në konferencën për mediat për për investimet në bonot e  thesarit.

“Non grata ka qenë që ditën e parë që u fut në lëvizjen studentore si spiun komunist. Nuk është barra e atij që e akuzojnë për të provuar që nuk është e vërtetë.

Cilët serbë dhe cilët rusë e cilët kinezë e cilët turq, e arabë? Cilët? Ndërkohë që PD është financuar me para ruse është fakt i dokumentuar, në më shumë se dy burime madje.

Habi e madhe si një fakt tjetër rrëqethës, tragjik në këtë godinë është pritur përfaqësuesi i Putinit një muaj para se PD të jepte votën duke bashkuar qëndrimin me partinë e Putinit kundër UCK.

Eshtë pritur këtu një rus real, me emër e mbiemër e me titull, është bërë dhe një deklaratë nga këtu si nje takim i vlerësuar i rëndësishëm e një muaj pas i është ngulur thika në palcë UCK e Shqipërisë nga PD.

Se që rusët të paguajnë duhet të kesh dhënë një provë. S’mund të paguajnë kot. Fjalet e mia gjithmonë dalin se unë nuk hedh fall, unë kur flas di shumë mirë çfarë them.

Është më mirë të merreni me fantazmat serbe që nuk ekzistojnë? A nuk është turp që në këë çorbën e brefshme se merr vesh i pari të dytin dhe të gjithë kanë gjetur rehatin e tyre.

Cfarë e sharë është ti thuash tjetrit je pa atdhe se për mua dikush që është paguar për të shkelur intersin kombëtar është pa atdhe. S’ka shkelje më të madhe se sa të paguhesh nga Putini kundër UCK, apo te paguhesh qe të rrëzosh qeverine e vendit.

Po qe i zoti rrëzojë vetë mos merr paratë e një fuqie që nuk ka minimumi dashamirësinë ndaj vendit tënd, ndaj je pa atdhe, je pa din e iman patjetër. Të ngresh një cadër e të torolisësh vendin tënd e të bojkotosh zgjedhjet i paguar nga një forcë e huaj patjetër që je pa fe”, u shpreh Rama.

Related Posts

Leave a comment