Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Modelja-këngëtare shqiptare: Na paragjykojnë dhe ofendojnë, por dhe ne kemi familje

melisa-lleshi9552114474

E ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, ka qenë Melisa Lleshi, e bërë e njohur tek “Për’puthen”.

Së fundmi ajo ka bërë edhe një këngë, ndërsa ka folur për profesionin e saj dhe pjesëmarrjen e saj në “Dance  Albania”.

E pyetur nëse ka pasur ndonjë mospëlqim ndaj komenteve që ka bërë juria për të, Melisa shprehet se për kërcimin nuk ka se çfarë thotë, por disa batuta që kanë ndodhur e kanë prekur, siç ishte komenti i Ermal Mamaqit ku shprehet se kërcimi i saj ishte si balet Kama Sutre.

Orinda Huta: Komunikimi me jurinë, ke pasur ndonjë mospëlqim karshi komenteve që kanë bërë ndaj teje?

Melisa Lleshi: Në jetë jo gjithçka duhet të na pëlqejë dhe unë jo në çdo moment duhet t’i pëlqej atyre.

Orinda HutaMe kë bie më së shumti jo dakort?

Melisa Lleshi: Tek pjesa e kërcimit unë nuk kam çfarë të them, ndoshta jam pak kundra batutave, batutave pak prekëse.

Orinda Huta: Cila batutë të ka prekur deri më tani?

Melisa Lleshi: Ndoshta duhet të marrim parasysh faktin që sido që të jetë sjellja jonë, sido që të jemi ne si personazhe, ne kemi familjen nga pas. 

Ok do gjykohemi, do paragjykohemi, kjo është e ditur dhe familja e ka marrë parasysh këtë pjesë, por ka një moment të vetëm që mund të bjerë pak më rëndë sesa momentet e tjera dhe nuk e prisja, më erdhi pak papritmas me thënë të drejtën.

Orinda HutaE diskutove më pas?

Melisa Lleshi: Po më pas i kam thënë, u qartësua si gjë dhe më pas u kalua me të qeshur.

Leave a comment