Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arsimi, i ngecur në thonjtë e pushtetit!

53C49B19-5A2A-48E4-931E-84EBF82A0D2D

Nga Albano ZHAPAJ

Kush kishte menduar të fuste nën thonjë kontrollin e arsimit, me përfitimet që vijnë prej tij, natyrisht që s’mund të ishte një njeri i vetëm, as dy, por një klan që qëllim në vetvete ka pasur përfitimin e paligjshëm.

Si pasojë, ecuria ndër vite dhe logjika të thotë që, kapja e arsimit, s’ka qenë produkt i improvizuar nga politika e radhës, por e një mendjeje organizacionale e tipit hierarkik të ngjashëm me atë të një organizimi të modelit mafioz.

Është kuptuar tanimë se një institucion si ekzekutivi i arsimit, jo se s`ka qenë në gjendje të hartonte strategji të qarta për arsimit, por ka qenë i frenuar nga ta të cilët merrnin vendimet, jashtë zyrave të arsimit, e kësisoj përfitimet, që këto akte të vononin sa më tepër, pasi mund të cenonin prurjet e detyruara të studentëve në institucionet e arsimit të lartë privat.

Rezultoi se edhe metodat e shkatërrimit të memories institucionale arsimore, flakjes në rrugë të specialistëve të mirëfilltë të arsimit, konkurseve fiktivë dhe komandimit të drejtuesve arsimorë në çdo qelizë të arsimit, rekrutimit të personave të paaftë, të paarsimuar, me të kaluar edhe kriminale në shumë raste, kishin për qëllim vetëm një gjë: vënien nën kontroll të sistemit, pra të “territorit arsim” e mandej nëpërmjet tij të gjithë përfitimeve që vijojnë e pasojnë në këtë “territor”.

Fasada ka nxjerrë zbuluar korrupsionin në procese dhe në persona direkt të përfshirë në afera të zymta, jo ligjore e jo shtetërore. Vetë qeveria e pati kuptuar që doli zbuluar me njerëz të dalë nga hiçi dhe të korruptuar në arsim.

Qeveria shumë syresh i përdori dhe më pas pranoi t`i largonte, për të dhënë idenë e kthimit të ligjshmërisë në arsim, largoi por nuk i zboi, dhe ky është një tregues më i qartë se kush komandon në arsim është thjesht krahu i zgjatur dhe i bindur i klaneve përfituars, dhe që s`ka lidhje as me misionin e shenjtë të arsimtarit, e as me dëshirën për të kontribuar për një shoqëri sa më të mirë e sa më evropiane.

Në arsim u eksperimentuan elementë si orët 90 minutëshe, që më vonë rezultuan të dështuara, pasi ishin produkte jo arsimorë, që s’kishin e s’kanë asnjë lidhje me praktikat dhe përvojat evropiane të edukimit.

Gjithçka që është bërë dhe vendosur, ka qenë në oskuritet të plotë, nuk ka qenë diskutuar kurrë në qarqet akademike apo pedagogjike, duke shtuar dyshimet se ka prapavija përfituese nga pas.

Rimodifikimi i sistemit orar e lëndor solli pasojë edhe modifikimet e programeve mësimorë, çka do të thotë se duhen ribërë tekstet e reja nga e para. Tekstet e reja do të kenë autorë të rinj, shtëpi botuese të reja dhe natyrisht çmime të reja.

Gjetjet jo arsimore brenda sistemit arsimor, dukshëm kanë ca vjet që bien erë të keqe, por për fat të keq kjo erë e keqe tashmë ka bllokuar hundët e çdo mësuesi dhe intelektuali.

Tashmë sistemi është kapur në atë farë feje sa edhe mësuesit s`kanë më gojë të kundërshtojnë, pasi kapësit e sistemit ua kanë shtrënguar aq shumë litarin e bukës, sa zëri detyrimisht u është shuar.

Leave a comment