Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, e ëma : Futej natën në shtëpi, vajzën e kërcënonte me thikë

-640-0-ddb3126645396dd05cc37eedfdb082dd

Mamaja e 12-vjeçares që dyshohet se është përdhunuar nga një 15-vjeçar në qytetin  e Pogradecit, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë.

Mamaja e vajzës tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur në korrik 2022, ndërsa denoncimi u bë vetëm para pak ditësh.

Ajo shtoi se i mituri e ka abuzuar dhe kërcënuar të bijën disa herë, ndërsa theksoi se ai vinte natën në shtëpinë e tyre duke u futur aty me forcë.

Mamaja: Ngjarja ndodhi në korrik, por e denoncuam në polici pak ditë më parë se nuk e dinim. Vajza nuk na tregoi gjë. Denoncimin e bëmë bashkë me vajzën. 

Vajza është përdhunuar disa herë nga 15 vjeçari. Ai vinte natën në shtëpinë tonë dhe e përdhunonte. Ai hynte me forcë në shtëpi. Vajza nuk më tregoi se kishte frikë. Djali ishte i dhunshëm.

Gjatë këtyre muajve e dhunonte dhe kërcënonte vajzën. I thoshte do marr thikën të të ther, do të vras babanë, do të vras veten. 15-vjeçari na godiste me gurë shtëpinë. Na ka thyer xhamat. 

Nuk kemi bërë denoncim në polici. Vajza ka disa ditë që nuk shkon në shkollë, se kështu e ka këshilluar psikologia.Është e mërzitur, e shqetësuar dhe ka ankth. Është rasti i dytë që ndodh në familjen tonë, është shumë e rëndë.

Related Posts

Leave a comment