Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kokaina nga Kolumbia/ Si doli në përgjime bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, e vetmja femër e arrestuar në mega-operacion…

auto_19-ushtare-nga-nje-regjiment-rezultuan-pozitive-per-kokaine-dhe1638995390 (1)

Ditën e premte, (25 nëntor) SPAK doli për të dhënë detaje të një prej goditjeve më të mëdha në fushën e narkotikëve në vendin tonë.

Tre pretendohet se janë në Kolumbi, ndërkohë dy janë në Shqipëri.

Mendohet se bëhet fjalë për dy shtetas kolumbianë, të cilët kanë luajtur rolin e ‘mjeshtrave’ të përpunimit të lëndës narkotike brenda ambiente të banesës së zyrtarit të lartë shtetëror.

PO KUSH JANË TË ARRESTUARIT 

Një nga emrat që ishte edhe surpriza e madhe në këtë operacion ishte emri i një vajze, e cila njihej prej vitesh për shkak të historisë së të atit të saj.

Enxhi Ferhati është e vetmja femër e vënë në pranga në kuadër të operacionit antidrogë në Frakull, e cila sipas të dhënave që vijnë nga Fieri është në një lidhje me djalin e zyrtarit të OSHEE-së, Denilsonin, edhe ky i vënë në pranga bashkë me grupin.

Nuk dihet se cili ka qenë roli i vajzës që është vënë në pranga, përveç faktit që kishte njohje me djalin e talentuar në futboll, i cili duket se ka hequr dorë nga kjo lojë prej shumë kohësh.

Po ashtu, në skenë rikthehet sërish emri i Nuredin Dumanit

Duke qenë se trafiku dhe operacioni zhvilloheshin në Fier, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

Në pranga është vënë njëri nga mjekët që u ndalua pikërisht në kohën kur u plagos dhe më pas u prangos Nuredin Dumani në fundin e marsit të këtij viti.

Julian Malaj mësohet se ka dalë në përgjimet që janë mbajtur prej disa muajsh mbi funksionimin e këtij grupi kriminal.

Ai është mjek dhe u bë i njohur konkretisht kur shkoi në banesën ku strehohej Nuredin Dumani me plagë plumbi duke i dhënë ndihmën e parë, por ai u arrestua dhe u hetua për fshehje të së vërtetës dhe moskallëzim krimi.

Grupi hetimor nuk bën me dije as për rolin e mjekut në këtë grup kriminal, sipas Prokurorisë.

Related Posts

Leave a comment