Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Samiti i 6 Dhjetorit, Steinmeier: Do të ndriçojë rrugën e integrimit në BE. Begaj: Ngjarje historike për Shqipërinë

-640-0-1669893050xbegaj-834 (1)

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, dy presidentët Bajram Begaj dhe Frank-Walter Steinmeier janë pyetur në lidhje me samitin e 6 Dhjetorit. Begaj u shpreh se ajo është një ngjarje historike për vendin tonë.

Bajram Begaj: Pas disa ditësh do të mbahet samiti, ngjarje historike për Shqipërinë. Natyrisht që është edhe përgjegjësi shumë e madhe për vendin tonë. Pritshmëria  nga ky samit është që të përcaktohen dhe realizohen qartë detyrat që do të ketë çdo vend aspirant për BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor, rrugën përpara dhe proceset që ata duhet të ndjekin.

Prishtmëritë janë të larta. Në Shqipëri mund të them që është vendi ku sipas gjithë sondazheve është përqindja më e lartë e popullatës që kërkon të jetë pjesë e BE sa më shpejt. Kuptohet që procesi i anëtarësimit në BE nuk është një proces që ka një afat të përcaktuar. Secili vend aspirant duhet të bëjë të gjitha detyrat e shtëpisë.

Pa u plotësuar të gjitha kriteret nuk besoj se mund të arrihet një anëtarësim “pro bono. Duhet patjetër që vendi ynë të punojë ngushtësisht me të gjitha institucionet ndërkombëtare, me gjithë vendet partnere, për të realizuar në kohë gjithë procesin e adaptimit për t’u anëtarësuar. Nuk mendoj se ka një kohë që mund ta përcaktoj unë. Koha varet nga puna që do bëjë secili vend që kërkon dhe admiron të bëhet pjesë e BE.

Steinmeier: Unë këtu nuk do të mund të plotësoja diçka të re apo të ndryshme nga ajo që tha presidenti. Duhet të mbajmë në konsideratë që bëhet fjalë për një takim mes vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Nuk bëhet fjalë për një samit që do të ketë vendime të caktuara.

Do të ndriçohet sërish procesi i deritanishëm i bërë në rrugën e integrimit në BE duke dhënë dhe inkurajimet e duhura për të vijuar më tej në këtë rrugë për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipërinë dhe RMV që e vizituam 2 ditët e fundit janë vende që do të mund të shfaqeshin me krenari në këtë proces. Kanë vendosur këtë gur kilometrazhi në procesin e anëtarësimit në BE përmes çeljes së negociatave.

Related Posts

Leave a comment