Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shoqja e Melonit mes të vrarëve në masakrën e Romës. Kryeminstrja: Nuk është e drejtë

-640-0-1670845442xmeloni-623 (1)

“Personi që vrau këto 3 gra është ndaluar dhe shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj sa më parë”. Kështu shkruan Giorgia Meloni në një postim në Facebook duke komentuar ngjarjen e rëndë në Romë, ku mbetën të vrara 3 gra, mes tyre edhe mikesha e saj Nicoletta Golisano.

“Nicoletta ishte mikesha ime, nuk është e drejtë të vdesësh në këtë mënyrë”, shkruan kryeministrja italiane.

“Nicoletta ishte një nënë luftarake, një mikeshë e sinqertë dhe e rezervuar, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Por mbi të gjitha ishte një profesioniste me një ndjenjë përgjegjësie të jashtëzakonshme.

Ishte pikërisht kjo përgjegjësi për punën që e çoi aty mëngjesin e së dielës, ku një burrë e priste për ta vrarë me armë zjarri, bashkë me dy gra të tjera, gjatë një mbledhje për pronat në Romë.

Nicoletta ishte mikesha ime. Lë pas bashkëshortin Giovanni dhe një fëmijë të mrekullueshëm, 10-vjeçarin Lorenzo. I shpreh ngushëllimet familjes së saj dhe familjeve të tjera, që u shkatërruan nga kjo ngjarje.

Personi që vrau këto 3 gra të pafajshme dhe plagosi edhe 4 persona të tjerë është ndaluar dhe uroj që drejtësia të bëjë punën e saj sa më shpejt. Poligoni ku mori armën (pasi iu ishte refuzuar kërkesa për të zotëruar armë), është nën sekuestro. Megjithatë fjala ‘drejtësi’ nuk do të mund të vendoset kurrë plotësisht në këtë ngjarje. Sepse nuk është e drejtë të vdesësh kështu”, shkruan Meloni.

“Nicoletta ishte e lumtur dhe tejet e bukur me fustanin e kuq që kishte blerë për festën e ditëlindjes së saj të 50-të, pak javë më parë. Unë do ta kujtoj gjithmonë ashtu të lumtur dhe të bukur. Lamtumirë Nico. Të dua shumë”, e mbyll reagimin e saj kryeministrja italiane.

 

Leave a comment