Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vizita e pritshme e Mitsotakisit në jug: ç’pritet t’i kërkohet nga Minoriteti?

-640-0-f687b8abb1829f1dd0ace1e2c358741b

Vizita e pritshme e kryeministrit grek në jug, në zonat minoritare, do përfshijë dhe Himarën, zona më e nxehtë e kontestimeve etnike mbi popullatën e atyshme, në është e pastër greke, apo në është shqiptare me tendencë filogreke. Ky kontest shkon dhe më tej, në koncept gjeografik, nëse Himara, si gjithë Bregu, janë apo jo Labëri, paçka ndarjes me male me Lumin e Vlorës apo ndryshe Luginën e Shushicës.

Fredi Beleri, ish-kryebashkiak i Himarës, sot kreu i Omonia-s, mbi të cilin rëndon dhe një akuzë për implikim në masakrën në repartin ushtarak të Peshkëpisë në prill 1994, bëri me dije stacionet ku do ndalet Mitsotakis dhe kohën kur do e kryejë vizitën, e cila që planifikuar për ditë më parë, por u anullua.

“Mitsotakis do vijë në Himarë përpara Krishtlindjeve për të bërë vizitën e anuluar. Do jetë edhe në Livadhja dhe Dropull”, tha Beleri në një prononcim në Euronews Albania.

Ai tha se ka patur një takim në Tiranë me kreun e qeverisë greke, në vizitën e të cilit do potencohen dhe kërkesat mbi qeverinë shqiptare.

“Jemi takuar në Tiranë në kuadër të samitit, bashkë me Vangje Dulen, ishte një takim zyrtar me krerët e minoritetit. Kërkesat tona janë: pronësia, të zbatohet ligji 2017 për vetëdeklarimin dhe të na jepet e drejta për një gjimnaz në gjuhën greke”, tha Beleri.

Duke i mëshuar dhe njëherë Himarës, popullsisë së atyshme, ai pretendoi se aty, pra në Himarë, 90 për qind e vendasve deklarohen grekë, por shtoi se “censusi do të jetë ai që do ta përcaktojë më mirë këtë edhe për ata që janë mosbesues”.

Kujtojmë se në këtë vizitë, kryeministri grek pritet të shoqërohet dhe nga homologu shqiptar Rama, mbi të cilin rëndon një “mallkim kishtar” që nga mandati i parë, për shkak të një kishe në Dhërmi, e cila u rrafshua si ndërtim pa leje.

Related Posts

Leave a comment