Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Yuri Kim “shtyn” largimin nga Shqipëria: Do të jem këtu për ca më gjatë

-640-0-1670923777xyurikim-731

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dha një përgjigje lidhur me diskutimin për mandatin e saj, duke theksuar se do të jetë edhe ca më gjatë në Shqipëri.

Në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, Kim u shpreh se shqiptarë po i ndiejnë rezultatet e reformës në drejtësi, por inkurajoi për më shumë.

“Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme. Por njerëzit duan më shumë dhe SHBA janë në krah të popullit shqiptar. Nuk është një kohë që duhet çlodhur. Deri tani e kemi bërë së bashku

SHBA nuk do të ndalojnë, as ju nuk duhet. Partnerët tuaj evropian duan që ju të keni sukses, që ju mund t’ja dilni mbanë.

Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Kjo është ajo që kam mësuar gjatë këtyre viteve, sepse ka një sfidë këtu. E dini kjo nuk ndodh sepse Shqipëria është unike, është në mënyrë unikale e korruptuar, jo!

Ky është një vend i vogël dhe të gjithë njohin të tjerët. Vendimet në drejtësi na ndikojnë

Ka ardhur koha për të thënë që Shqipëria është gati për në fazën tjetër. Shqipëria ka qenë anëtarë e NATO-së që në 2009. Në korrik BE filloi negociatat për futjen në këtë klubin e ëndrrave”, tha Kim.

Leave a comment