Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i motit 15 Dhjetor 2022

moti-4

Sipas MeteoAlb, Shqipëria në pjesën më të madhe do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24-orëshit.

Por parashikohet që në zonat veriore dhe veriperëndimore të kemi herë pas here zhvillim të përkohëshëm të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Leave a comment