Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Të djeg, siç dogja Menduhun”, Marjeta Karaj u zbulua nga përgjimet pasi kërcënoi një tjetër borxhli

-640-0-f02479bb5daab036800b64774f6578eb

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karajn, të akuzuar për vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda në vitin 2017, duke e djegur të gjallë në Kodër Shupal. Para gjykatës e dyshuara Karaj ka mohuar krimin.

I dyshuari Ngota e ka pranuar ngjarjen gjatë deklarimeve në polici. Në gjykatë avokati i Karajt ka pretenduar se Ngota është përdorues i narkotikëve dhe i pabesueshëm.

Zbulimi i ngjarjes ka ardhur për shkak të një përgjimi të Marjeta Karajt, e cila një tjetër personi që i kishte borxh, i ka thënë “të djeg, siç dogja Menduhun”.

Ngjarja ndodhi në vitin 2017, kur 56-vjeçarja së bashku me të birin, Besmir Karaj, 34 vjeç dhe shokun e tij Gazmir Ngota, 39 vjeç, e futën me forcë në makinë Menduh Kurt-Dedën dhe pasi e keqtrajtuan fizikisht e çuan në një zonë pyjore në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën për së gjalli.

Related Posts

Leave a comment