Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tensionet në veri, Pandeli Majko: Shpresa mes Kosovës e Serbisë e rrezikshme, vendimet e vështira janë afër

-640-0-pandeli-majko

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, Majko paralajmëron se në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme.

“Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme.

Vendimet e vështira janë afër.Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerzit që humb por me ata që shpëton.”, shkruan Majko.

Theksojmë se dy barrikada të reja janë vendosur në veri të Kosovës sot, një në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan, te vendi i njohur si Kërshi i Dudës.

Leave a comment