Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Peshkatarët kapën në rrjetë trupin e pajetë të vëllait”, rrëfimi i dhimbshëm i këngëtares ikonike Ermira Babaliu

auto_erm1672304149

Ermira Babaliu është një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare. Ndonëse, ka vite që është shkëputur nga skena dhe jeton në SHBA, ajo vazhdon të jetë afër publikut

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, këngëtarja ka bërë një rrëfim shumë të hollësishëm, nga rruga drejt muzikës, divorci i prindërve deri te ngjarja e tronditur, ku i gjetën vëllain e mbytur.

“Muzika ishte një rastësi se unë kam mbaruar shkollën për filozofi. Fillova të këndoja në shkollën e mesme për shaka dhe aty i pëlqeva një jurie që ishte, sidomos Kristaq Koçit që ishte kryetari dhe pastaj u bë filmi “Zonja nga qyteti” ku mu dha mundësia. Më pas pata një bashkëpunim me Ilir Dangëllia, aty filloi pastaj rrugëtimi im.Unë jam përpjekur të vendosë një balancë mes jetës private dhe asaj të dukshme. Sigurisht që në plan të parë ishte jeta e familjes, prindërit që nuk jetuan bashkë. Unë kam pasur një mama të fortë, por isha 9 vjeç atëherë dhe padyshim nuk kisha se si të mos e përjetoja. Por gjithsesi mamaja pati një tjetër bashkëshort që ishte shumë i mirë dhe vazhdon të jetë i tillë. Kjo e zbuti pak a shumë këtë”, u shpreh Ermira.

Më tej, sa i përket vëllait, ajo tha: “Ajo ishte gjëja më tmerrshme që mund t’i ndodh dikujt. Dy javë përpara se të hapeshin ambasadat vëllai im u gjet i mbyllur në liqen dhe e zunë peshkatarët me rrjeta. Nuk dua të flas shumë për ketë sepse është shumë e dhimbshme dhe një nga gjërat që kanë shënjuar jetën.

E keqja ishte se përveç se iku, por nuk u gjet se çfarë ndodhi. Nëna ime u bë shumë e fortë dhe u lidh shumë me mua dhe vëllain tjetër timin”

Leave a comment