Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KFOR heq bllokadat e mbetura në Veri: Rikthejmë lirinë e lëvizjes

-640-0-1672744423x5de7d5a7-6f8c-419f-bb23-f2ff85ddffec-642

Misioni KFOR në Kosovë po kryen disa operacione në veri të Kosovës, duke larguar nga rruga automjetet e bllokuara që kanë mbetur në këtë pjesë.

Në një njoftim të misionit thuhet se po punohet për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Misioni #KFOR po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të #OKB-së”, thuhet në njoftim.

Të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët larguan barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri të vendit, por aty mbetën disa kamionë të djegur nga vet ato.

Ndërsa vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës, Dejan Pantiç, i cili ditë më parë u dërgua në arrest shtëpiak.

Leave a comment