Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pretendentja për të qeverisur italinë, asistente e regjizorit shqiptar

-640-0-1672758111xelly-schlein-696x464-585

Elly Schlein, është një nga pretendentet serioze për të sfiduar Giorgia Melonin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Itali.

E ftuar në emisionin më të rëndësishëm televiziv në vend, “Che tempo che fa”, që drejtohet nga gazetari i njohur  Fabio Fazio, Schlein shpalli vizionin e saj për të drejtuar Italinë.

Politikanja e njohur, e cila ka qenë deputete dhe europarlamentare, do të marrë pjesë në primaret për tu zgjedhur në krye të Partisë Demokratike Italiane, partisë kryesore të opozitës. Primaret priten të zhvillohen në mars, e si rival kryesor ajo ka Stefano Bonaccinin, kolegun e saj-president i rajonit të Bologna-s, ku ajo është zv.presidente.

E moshës 38 vjeçare, Elly Schlein, e ka nisur karrierën e saj si asistente e regjizorit mjaft të njohur shqiptar, që jeton e punon në Itali, Roland Sejko. Schlein, në vitin 2012 ka qenë pjesë në projektin e filmit dokumentar të suksesshëm “La Nave-Anija”, i cili flet për eksodin e madh të viteve 90 të shqiptarëve në Itali. Filmi është vlerësuar shumë, sa ka marrë edhe filmin prestigjoz “Davide Donatelli” në vitin 2013.

Në faqen e facebook të filmit “Anija”, gjenden fotot gjatë setit të xhirimeve, ku ndodhet edhe asistentja e tij, që sot garon për tu ndeshur me Giorgia Melonin.

Elly Schlein, ka lindur në Lugano të Zvicrës me baba amerikan dhe nënë italiane. i ati i saj është politologu dhe profesori i njohur amerikan, Melvin Schlein, i cili është me origjinë hebreje.

Leave a comment