Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Prova e PD-së në “Vendore”, çfarë synon Alibeaj më 14 maj

640-0-berisha-alibeaj2-571-640x375

Me një çarje që vazhdon, e ndihmuar edhe nga vendimmarrja e munguar e gjykatës, demokratët ecin këtë vit drejt një tjetër prove përballjeje mes veti.

Nëse asgjë nuk ndryshon, 14 maji do të jetë sfida e radhës për të provuar se kush zotëron shumicën në Partinë Demokratike.

Pyetja që lind është se kur 6 marsin e vitit që shkoi demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha dolën të tretët, pas socialistëve dhe demokratëve të Sali Berishës, çfarë mund të arrijnë ata që sot drejtohen nga Enkelejd Alibeaj?

Sepse ka një pjesë të madhe të elektoratit, të atyre që na kanë votuar më 25 prill dhe kemi detyrimin për t’i përfaqësuar. Edhe në rast se ne nuk do të donim, është kërkesë për t’i përfaqësuar,” shprehet deputeti demokrat Kreshnik Çollaku.

Kandidati i PD-së së Berishës për Bashkinë e Elbasanit e njëkohësisht nënkryetari i kësaj force politike Luçiano Boçi thotë se janë politike qëllimet e pjesëmarrjes në zgjedhje të grupimit Alibeaj.

Ai tregohet kështu më i matur se kryetari Berisha që më parë i pati quajtur kandidatët e pritshëm të Alibeajt si paterica të pushtetit.

“Ndoshta, mendojnë dhe është e drejta e tyre se përfaqësuesit e tyre janë më potentë në bashkitë ku i kanë propozuar dhe prezantuar. Dhe, të tjerët mendojnë se përfaqësimi politik është më i spikatur në një përfaqësues të propozuar nga ata sesa nga një përfaqësues që vjen nga procesi i primareve.”

Deputeti Ervin Salianji ka mbajtur një qëndrim neutral në dualitetin brenda demokratëve, por ngre një dyshim të madh mbi qëllimin që ka grupimi Alibeaj që po futet në zgjedhje me kandidatë e tyre.

Është një lëvizje që bëhet nga ish kryetari i partisë për të tentuar krijimin e një partie të vogël. Besoj se nuk ka njeri me logjikë normale që të mendojë që kandidatatët që po dalin mund të fitojnë bashkitë.”

Edhe pse të përçarë të dyja palët në duket se kanë bërë një marrëveshje në heshtje ku në disa bashki si ajo e Peqinit apo Malsisë së Madhe.

Related Posts

Leave a comment