Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përfshirja e Shkëlzen Berishës në çështjen e “Gërdecit”? Ja çfarë thotë Fatmir Mediu

-640-0-1673361470xmediu1-424

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është thirrur sërish nga SPAK në lidhjen me çështjen e Gërdecit, ku iu komunikuan akuzat.

Ai akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. I pyetur në lidhje me përfshirjen e Shkelzen Berishës, djalin e ish-kryeministrit Berisha, ai është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për të. Sa i përket besimin te drejtësia ai u shpreh se kjo është subjektive.

Përfshirja e Shkëlzen Berishës?

E qartë , unë s’kam asnjë dijeni për atë shkresë, Bumçi i ka dhënë sqarimet e veta. Nuk kam diskutuar me asnjë për këtë cështje.

Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti as me firmën amerikanë as shqiptare të dëmontimin të armëve, kam bërë vetëm dëtyren.

Keni besim te SPAK?

Procesi kërkonte që ministri të pyetet. Unë u njoha me aktet dhe jam i gatshëm të përgjigjem për cdo germë që kam firmosuar.

Sa drejtesi ka në kët vend është subjektive”, është shprehur Mediu.

Leave a comment