Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Projekti më i madh urban i Europës – Qyteti port i Hamburgut

auto_s11673691829

25 vjet pas marrjes së vendimit nga Këshilli i qytetit, kantieri më i madh urban në Europë ka arritur kulmin e tij. Pavarësisht nga krizat, ndërtimi i lagjes së re të Hamburgut në breg të detit, është duke ecur mirë.

Andreas Kleinau vështron me optimizëm nga dritarja e zyrës së tij në port. Drejtori i menaxhimit të projektit urban HafenCity Hamburg GmbH, hedh sytë mbi lagjen historike të magazinave të portit dhe mbi ndërtesat moderne me apartamente banimi dhe zyra, në rrugën Osakaallee. “Nga ana optike shkojnë shumë! E kuqja tipike e tullave të Hamburgut bën bashkë të vjetrën dhe të renë,” thotë Kleinau, të cilit iu desh të dëgjonte para fundvitit edhe kritika të shumta.

Kritika më e rëndë thoshte se lagjia e re “thith” fuqinë blerëse të qytetit, i cili ashtu kështu lufton me pasojat e pandemisë. Kleinert e hedh poshtë akuzën, se mungojnë lidhjet midis portit dhe qendrës së qytetit: “Ka shumë rrugë, më këmbë ose me autobus apo metro, nën tokë ose mbi tokë duke kapërcyer një nga urat e shumta që të çojnë nga qendra në Elbë. Por këto lidhje mund të përmirësohen edhe më shumë. Tani ne jemi duke bërë bashkë në qytet interesat tona, për të punuar për gjetjen e zgjidhjeve për këto çështje.” 

Projekti më i madh urban i Europës 

Historia filloi 25 vjet më parë me marrjen e vendimit nga parlamenti i qytetit të Hamburgut, Këshillit të qytetit. Në atë kohë ishte e vështirë të imagjinoje se si një koleksion i mykur bazenash porti, magazinash të zbrazura, deposh dhe vinçash mund të kthehej në një lagje mahnitëse me projekte ndriçuese, si Filarmonia e Elbës dhe Kulla e Elbës. Lagjia e re me 150 hektarë sipërfaqe banimi, zyrash, aktivitetesh kulture dhe parkimi, me 2,4 milionë metra katrorë sipërfaqe planimetrie, tërheq sot jo vetëm hamburgasit dhe banorët e rinj por edhe firmat, hotelet dhe muzeumet ndërkombëtare. Guri i parë i themelit u hodh më 9 prill 2001.

Për Hamburgun, qytet i pavarur (land federal) dhe qytet port, projekti i Elbës është ende një gur prove: 25 vjet ndërtim, plot me skandale, ndalime punimesh dhe vdekje investitorësh. Më kryesorja është Filarmonia e Elbës, që shkruajti histori edhe me rritjen e madhe të shpenzimeve (nga 60 milionë eurot e propozuara fillimisht, projekti harxhoi gati një miliardë euro).

Sot, qyteti, investitorët dhe kompanitë e shfrytëzimit bëjnë një bilanc pozitiv pas kapërcimit të pandemisë së COVID-19: Që me hapjen në vitin 2017, pallati i koncerteve i quajtur “Elphi”, ka pasur një boom të vërtetë, edhe ndërkombëtarisht.

Leave a comment