Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deklarata e ministrit britanik, reagon Begaj: Dështimet mos i fshihni pas shqiptarëve

-640-0-1660558480xbegaj-734

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas deklaratës së ministrit britanik të Imigracionit, Robert Jenrick duke i konsideruar deklaratat e tij për shqiptarët si dëshpërim ditor.

“Ne shqiptarët edhe sot 617 vjet pas lindjes së Kastriotit, duhet t’u kujtojmë disave historinë e vendit tonë dhe të Evropës. Kastrioti është heroi ynë kombëtar sepse ne jemi mirënjohës për luftën, suksesin dhe shembullin.

Por Gjergj Kastrioti ishte një shqiptar si të tjerë në mote e sot që kanë dashurinë për këtë popull dhe dinë të arrijnë suksesin për veten e të tjerët. Këta shqiptarë janë këtu dhe atje ku ka zyrtarë të lartë që duhet të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve.”, u shpreh ai.

Related Posts

Leave a comment