Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Manchester United kërkon të blindojë sulmuesin, por pa pagë marramendëse

-640-0-1673957334xrashford-manchester-utd-facebook-863

Manchester United mendon për të ardhmen e klubit dhe së fundmi do të fillojë bisedimet me sulmuesin për rinovimin e kontratës. “Djajtë e Kuq” nuk duan ta humbasin Marcus Rashford, të cilit do t’i ofrohet një kontratë 5-vjeçare me klubin anglez.

Siç raporton “The Sun”, Manchester United do t’i ofrojë 25-vjeçarit anglez, 300 mijë paund në javë në kontratën e tij të re. Kontrata aktuale e Rashford me klubin skadon pas një sezoni, në të cilën ai përfiton 200 mijë paund në javë.

Manchester United nuk ka ndërmend të rrisë kërkesën për sulmuesin pasi nuk do të prishë strukturën e ekipit duke ofruar paga shumë të mëdha. Siç ka bërë më parë me Ronaldo, Pogba apo Alexis Sanchez.

Interesimet për Marcus Rashford nuk kanë munguar asnjëherë, sidomos nga PSG, të cilët e ndjekin me vëmendje sulmuesin. 25-vjeçari po kalon një formë fantastike me Manchester United këtë sezon më të cilët shënon prej 7 ndeshjeve radhazi.

Related Posts

Leave a comment