Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një studim italian e rendiste Shqipërinë si vendin e dytë në botë (pas Japonisë) si zonë sizmike dhe urdhri i Mehmet Shehut

-640-0-31dce4b88ca6bb52c07da9ba08b246b6

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar sot një dokument interesant të një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave në viti 1952 për tërmetet.

“Dokumenti që publikojmë sot është një relacion i mbledhjes së Këshillit të Ministrave në viti 1952.

Në këtë mbledhje Mehmet Shehu shprehet se vendi ynë ka rrezikshmëri të lartë për tërmetet, duke iu referuar një studimi të italianëve me në krye inxhinier Morrellin ku thuhej se Shqipëria vjen e dyta pas Japonisë si zonë sizmike.

Po sipas këtij studimi, kryeqyteti i vendit ishte epiqendra dhe për këtë arsye ndërtimet duhet të bëheshin të sigurta për të përballuar tërmete të forta deri në 7 ballë.

Ndërkohë specialistët tanë e rrëzonin si ide duke thënë se në studimet e Morrellit ka ekzagjerime dhe se Shqipëria duhet të ndiqte rregullat e ndërtimeve që përdorte Bashkimi Sovjetik”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Një studim italian e rendiste Shqipërinë si vendin e dytë

Related Posts

Leave a comment