Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Jam sjellur mirë”, Aldo Bare kërkon t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm

-640-0-bbf76f4d15b7f13b9fb9999faf591c4e

Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare i dënuar me burgim të përjetshëm ka kërkuar ulje të dënimit për sjellje të mirë. Kështu u shpreh në një deklaratë për media avokati i tij, Oligert Kume.

“Kjo është një ndër seancat gjyqësore lidhur me kërkesën ligjore të Aldo Bares për ulje dënimi. I mbrojturi ka parashkruar një sërë kërkesash për ulje dënimi. Konstatojmë dhe vërejmë se nga Administrata e Burgjeve nuk i vihen në dispozicion aktet apo vlerësimi i sjelljeve. Sot, është shtyrë për shkak se paraqitja e provave ju vu vetëm Gjykatës dhe normalisht duhet koha e duhur. Ne i kemi adresuar prej kohësh administratës së burgjeve, për mosvënien në dispozicion të këtyre pamjeve me argumente paradoksale. Bare ka paraqitur edhe kërkesa juridike sa i takon edhe vendimit të Gjykatës së Lartë të cilët nuk na lejuan të ishim në seancë. Pasi vendimi i  Kushtetueses është përdhosur me një vendim absurd dhe do thosha që kemi të bëjmë me një puç.”- tha avokati.

ldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Ndërsa kërkesa për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë u pranua në fundin e vitit 2009 kur ish kreu i bandës kriminale të Lushnjës mbërriti me charter në Aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ nën mbikëqyrjen e forcave të shumta të sigurisë.

Bare akuzohet për krijim të organizatës kriminale, 15 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, vendosjes së eksplozivit në stadiumin e Lushnjës, për vendosjen në 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë, Idriz Shuli, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, vendosje e eksplozivëve në mars të 2005 në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, për vrasjen në korrik 2005 të Baki Taullahut dhe për një numër vrasjesh të tjera.

Leave a comment