Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Finlanda heq embargon, rinis eksportet ushtarake me Turqinë

-640-0-05e1ace7f8b99d848bb3a413ce2c947f

Finlanda miratoi të mërkurën eksportet e saj të para ushtarake në Turqi që nga viti 2019, në mes të ofertës së vendit për t’u bashkuar me NATO-n. Licensimi finlandez i eksportit të armëve u pezullua në vitin 2019 për shkak të operacionit ushtarak të Turqisë në Siri kundër militantëve kurdë.

Kjo ka qenë një prej kërkesave kyçe të paraqitura nga Ankaraja për të miratuar aplikimin e Helsinkit për anëtarësim në NATO. Rinisja e lëshimit të licencave për eksportet ushtarake ishte një prej kushteve të vendosura nga Ankaraja për t’i dhënë dritën e gjelbër Finlandës dhe Suedisë që të anëtarësohen në NATO.

Shtatorin e vitit të kaluar, autoritetet suedeze hoqën ndalesën për eksportet ushtarake për Turqinë. Ky njoftim vjen pasi Turqia të martën shtyu bisedimet për anëtarësim në NATO me Suedinë dhe Finlandën, pasi Erdogan, dënoi Stokholmin pas disa protestave, në njërën prej të cilave u dogj Kurani.

Related Posts

Leave a comment