Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrau me armë gjahu kalin në agroturizëm, procedohet penalisht 24-vjeçari

-640-0-3508864b258499d16436622d12147fc6

Policia e Kolonjës ka reaguar në lidhje me rastin e vrasjes me armë gjahu të një kali në një Agroturizëm në zonë.

Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e ngjarjes O. M., 24 vjeç, banues në fshatin Shelegur dhe e ka proceduar atë penalishtm për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më datë 26.01.2023, gjatë natës, në fshatin Shelegur, ka vrarë me armë gjahu 1 kafshë pune kalë dhe ka plagosur 1 tjetër kafshë, te dyja në pronësi të shtetasit me inicialet J. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Leave a comment