Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sherr tek ‘Fresku’, tentohet të vritet një person – detajet e para

auto_201674904474

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në zonën e Freskut, ku një person është tentuar të vritet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, raportojnë se në sherr janë përfshirë dy të rinj. Mësohet se shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore. Blutë thanë se kanë sekuestruar automjetin tip “Audi”, të autorit të dyshuar.

Njoftimi nga policia Tiranë

Goditi me mjet prerës, në pjesë të ndryshme të trupit, një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se te Fresku, shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të 

Leave a comment